
Rihanna anuloi performancën e kësaj vere në “Glastonbury” për shkak të shtatzënisë. Ndonëse performoi në spektaklin e “Super Bowl’s Halftime”, këtë herë ajo nuk mund të rrezikonte shëndetin e foshnjës pasi data e lindjes bie ndesh me kalendarin e festivalit.
Rihanna e dha lajmin e shtatzëninë së saj të dytë në mënyrën më epike të mundshme, duke zbuluar barkun e rrumbullakosur në skenën kryesore të Super Bowl. E teksa Rihanna ishte vendosur të performonte në “Glastonbury” m, Elton John, Blondie, Lizzo, Little Nas X, Fatboy Slim, Beth Orton, Thundercat, Barrington Levy, Phoenix dhe shumë të tjerë, iu desh ta anulonte performancën ndërsa pret anëtarin e ri të familjes së saj.
Sapo u publikua lajmi se ajo nuk do të performonte, fansat shprehën hapur mërzinë e tyre në rrjetet sociale, “E zbehtë dhe bajate” apo “Festival për klasën e mesme” , ishin vetëm disa nga komentet e fansave të zhgënjyer.
Kujtojmë që para performancës së saj në “Super Bowl”, Rihanna tha se albumi i saj i nëntë do të jetë ndryshe nga çdo gjë që ajo ka bërë më parë. “Ndihem e hapur për të eksploruar, zbuluar, krijuar, gjëra që janë të reja, gjëra që janë të ndryshme, gjëra që janë jashtë, të çuditshme”, ndau ajo. Rihanna foli edhe për muajt e parë të mëmësisë dhe shtatzëninë e dytë, “O Zot, është legjendare. Është gjithçka. Vërtet nuk të kujtohet jeta më parë, kjo është gjëja më e çmendur ndonjëherë”.




Më në fund Victoria Beckham foto me nusen!


Horoskopi ditor, e hënë 10 prill 2023



Pse moda po shikon prapa?




Horoskopi ditor, e diel 9 prill 2023






