KreuStil Jetese

48 vjeç, aktorja e famshme nënë për herë të parë: Lind binjakë! 

48 vjeç, aktorja e famshme nënë për herë të

Është bërë nënë për herë të parë dhe nuk e mban dot gëzimin: Hilary Swank u rrëfeu ndjekësve se ka sjellë në jetë binjakë, vajzë e djalë. Aktorja e famshme hollivudiane, e njohur sidomos për interpretimin e shkëlqyer në filminThe Million Dollar Baby e shpërndau lajmin e gëzuar bashkë me një foto ku shihet mbajtur në krahë dy bebet e saj, teksa shikon perëndimin e diellit.  

“Nuk e pata të lehtë. Por një djalë dhe një vajzë, ia vleu vërtet shumë. Gëzuar Pashkët; duke postuar nga Parajsa e vërtetë”, ka shkruar nëna e re në krah të fotos.  

Aktorja mori një mbështetje të madhe nga 1.4 milion ndjekësit e saj në Instagram pasi njoftoi lajmin e lumtur. Sharon Stone shkroi, ‘Zoti të bekoftë, zemër. Ky është udhëtimi më i jashtëzakonshëm ndonjëherë! Shumë e lumtur për të gjithë ju”! ‘Urime!!!!’ shtoi Jesse Tyler Ferguson.  “Ata mbërritën”, ishte mesazhi i Sophia Bush, shqëruar me një emoji në formë zemrë të bardhë.  Swank fitoi çmimin e Akademisë për aktoren më të mirë në vitin 2005 me interpretimin e bërë kamerieres së kthyer në boksiere, Maggie Fitzgerald në filmi dramatic me regji të Clint Eastwood, I cili u vlerësua lart nga kritika e grumbulloi 216.8 milion dollare.

Hilary dhe Philip Schneider u martuan në vitin 2018. Ata u takuan në nëntor të 2016-tës, pesë muaj pasi aktorja I kishte dhënë fund fejesës me ish yllin e tenistit, Ruben Torres. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF