KreuStil Jetese

“Mediokriteti vret..”, Arjan Konomi kritikon ashpër opinionistët e BBV!

“Mediokriteti vret..”, Arjan Konomi kritikon ashpër

Reagimet ndaj dy opinionistëve të “Big Brother VIP Albania”, Zhaklina Lekatari dhe Arbër Hajdari, kanë qenë të shumta, mes të cilëve së fundmi ka qenë edhe Arjan Konomi. “Mediokriteti vret më shumë sesa injoranca”, shkruan Konomi përkrah videos që ka postuar në rrjetin e tij social Instagram.

“Tungjatjeta, të dashur miq! Pashë sot spektaklin e ‘Big Brother’ në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve që pashë në rrjetet sociale dhe në të vërtetë, nuk mund t’i rezistoja dot tundimit për të bërë një koment, pavarësisht se gjithmonë i kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve, në lidhje me formate të ndryshme televizive, në spektakle, apo me çdo gjë tjetër.

Por kësaj radhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, shumë të hidhur prej sjelljes së opinionistëve gjatë spektaklit. Nuk ka lidhje nëse jam dakord me mendimin e tyre apo jam kundër. Është mendimi i tyre dhe duhet respektuar, por qasja që ata bëjnë si opinionistë është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk në të cilin janë ulur.

Tek i dëgjoja, mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie. Japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë, e debatojnë, në mënyrën më vulgare në një spektakël mbrëmjeje. Imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, u shpreh ai.

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF