
Tristan Thompson thuhet se është rikthyer me Khloe Kardashian mes lajmeve për bashkimin e tij me “Los Angeles Lakers”. Thompson, 32 vjeç, tashmë jeton disa shumë pranë rezidencës së Khloe Kardashian, 38 vjeçe, dhe dyshja thuhet se kalon shumë kohë së bashku kur ai viziton fëmijët e tyre.
Thompson thuhet se sillet si bashkëshorti i Kardashian. Ata i janë dedikuar njëri-tjetrit dhe nuk janë duke u takuar me persona të tjerë. Ai ka kërkuar faljen e Kardashian që kur ai e tradhtoi atë, ndërsa ata ishin në pritje të një fëmije të dytë përmes një nëne surrogate.
Tani ai nuk dëshiron asgjë tjetër veçse të jetë pranë familjes së tij dhe burimet pranë revistës OK! pohojnë se mbajtja e tij ‘varur’ është e vetmja mënyrë që Kardashian të mbajë atë në kontroll.
Marrëdhënia e tyre nisi në 2016, por nuk ka qenë e qëndrueshme për shkak të pabesive të shumta të Thompson. Në vitin 2018, ai e tradhtoi Kardashianin shtatzënë me një striptiste, por Khloe ia fali. Ajo qëndroi me Thompson deri në shkurt 2019 dhe që nga ajo kohë janë takuar vazhdimisht.



Horoskopi ditor, e martë 11 prill 2023

Puthi fëmijën në buzë, Dalai Lama kërkon falje!





Xhensila Myrtezaj, në pritje të fëmijës së dytë?





Më në fund Victoria Beckham foto me nusen!


Horoskopi ditor, e hënë 10 prill 2023



Pse moda po shikon prapa?
