KreuStil Jetese

Burri le punën si saldator për një sallon thonjsh: “Ndoqa pasionin tim”!  

Burri le punën si saldator për një sallon thonjsh: “Ndoqa

Vetëm gjashtë muaj më parë, Aleksandri punonte si saldator në një fabrikë në Siberi. Pas njoftimit se mund të mobilizohej në front në Ukrainë, ai vendosi të largohej nga Rusia. Kështu përfundoi në Kirgistan, ku zbuloi pasionin e tij për një punë të konsideruar ekskluzivisht si “për gratë”: Teknikën e thonjve. 

“Duket se gjithë jetën, nënvetëdija ime kishte kërkuar një profesion tjetër. Mendoj se ishte e paracaktuar për mua”, ka rrëfyer ai në një intervistë.  

Alexandru thotë se ishte kurioz për teknikat e punimit të thonujve më parë, dhe I admironte thonjtë e të dashurës së tij. Në fillim mendoi se shokët do të talleshin me të pasi të niste këtë punë. Pasi u largua nga Rusia, i lindi ideja të regjistrohej në një kurs pëe thonjtë. Cudia e tij por edhe e të tjerëve ishte se filloi të shkëlqejë menjëherë, dhe tani është punësuar në një sallon bukurie në Bishkek. 

Alexandru beson se të gjithë mund ta ndryshojnë vendin e punës dhe të luftojnë stereotipet në çdo moshë. “Është shumë e rëndësishme të bëni gjithmonë atë që ju pëlqen. Nëse do të më pyesnit një vit më parë se çfarë mendoja për këtë, do të kisha thënë se ishte e turpshme për një burrë. Isha i kënaqur me punën time në fabrikë. Epo, ja që dhe një djalë i thjeshtë nga Omsku, që ishte saldator, arrin të kapërcejë stereotipet dhe të bëhet teknik i thonjve”, shprehet ai. Tani klientët e sallonit kanë nisur ta quajnë “Mister French”. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF