
Në mediat botërore po qarkullon lajmi rreth telefonatës së fundit mes Shakirës dhe Gerard Piques, dy ditë para se këngëtarja të largohej nga Spanja. Këngëtarja kolumbiane tashmë është zhvendosur në një rezidencë në Miami, ku do të jetojë e shoqëruar nga fëmijët e saj Milan dhe Sasha.
Fëmijët e Pique dhe Shakirës do të ndjekin një nga shkollat më të mira në Miami, “Country Day School”, e cila kushton 33 mijë deri në 46 mijë dollarë në vit. Së fundmi programi “Fiesta” zbuloi përmbajtjen e telefonatës së fundit të çiftit. Shakira njoftoi në atë telefonatë se brenda dy ditësh do të transferohej në Shtetet e Bashkuara me fëmijët Sasha dhe Milan.
Ajo gjithashtu shpjegoi se po lëvizte më herët se data e parashikuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të saj, duke qenë se atë trajtim nuk mund ta merrte në Barcelonë. Sipas “¡Hola!”, babai i kolumbianes do të hyjë në një tjetër operacion në tremujorin e dytë të vitit.
Megjithatë, programi pretendon se telefonata nuk u prit mirë nga ish-ylli i Barcelonës. “Pique është i zemëruar, ai nuk mirëpriti arsyen”, u tha në programin spanjoll, “Ndërkohë Shakira është e mërzitur sepse biseda e tyre nuk ishte aq miqësore sa shpresonte”.


Horoskopi ditor, e martë 11 prill 2023

Puthi fëmijën në buzë, Dalai Lama kërkon falje!





Xhensila Myrtezaj, në pritje të fëmijës së dytë?





Më në fund Victoria Beckham foto me nusen!


Horoskopi ditor, e hënë 10 prill 2023



Pse moda po shikon prapa?

