KreuStil Jetese

Ndahet nga jeta kitaristi i grupit legjendar ABBA!

Ndahet nga jeta kitaristi i grupit legjendar ABBA!

Lasse Wellander, kitaristi i ABBA, u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin nga i cili vuante prej disa kohësh. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familja e Lasse me anë të një deklarate në rrjetet sociale, “Me pikëllim të papërshkrueshëm duhet të njoftojmë se Lasse ynë i dashur ka ndërruar jetë. Lasse kohët e fundit ishte sëmurë me kancer metastatik dhe ndërroi jetë teksa ishte i rrethuar nga të dashurit.

Ai ishte një muzikant i mrekullueshëm dhe i përulur, por mbi të gjitha ishte një bashkëshort, baba, vëlla, xhaxha dhe gjysh i mrekullueshëm. I sjellshëm, i sigurt, i dashur dhe shumë më tepër, që nuk mund të përshkruhen me fjalë. Një pikë kthese në jetën tonë, dhe është e pabesueshme që tani duhet të jetojmë pa ty. Ne të duam dhe na mungon shumë”.

Lasse Wellander filloi të luante kitarë që fëmijë dhe mori pjesë në grupe në zonën ku jetonte në Nora, Suedi. Ai filloi regjistrimin me ABBA, përkatësisht me Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad, në tetor 1974, duke u shfaqur në hitet e tyre Intermezzo No.1 dhe Crazy World. Kitaristi mori pjesë në 24 nga regjistrimet e grupit pop dhe u shfaq në të tetë albumet e tyre. 

Vitet e fundit, Wellander e kishte zgjeruar punën e tij si një artist i vetëm. Projekti i tij i fundit ishte një single në nëntor 2022.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF