
Macja e dashur e të ndjerit Karl Lagerfeld, Choupette, është ftuar zyrtarisht në Met Gala. “Ajo e mori ftesën”, tha Lucas Berullier, agjenti i Choupette dhe pronari i My Pet Agency. “Është një ngjarje për nder të trashëgimisë së Karlit dhe Choupette është padyshim një pjesë qendrore e kësaj trashëgimie”, shtoi Berhoulier.
Tema e ekspozitës së këtij viti të Institutit të Kostumeve është “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”, ku do të nderohet stilisti ikonik gjerman, i cili ka punuar për Chanel, Fendi, Balmain dhe një mori shtëpish të tjera të modës para vdekjes së tij në 2019.
Disa madje po spekulojnë se Choupette mund të jetë ylli i tapetit të kuq në galan vjetore, të mbikëqyrur nga redaktori i Vogue, Anna Wintour, më 1 maj. E lindur më 15 gusht 2011, macja fillimisht ishte në pronësi të modelit Baptiste Giabiconi.
Kotelja ishte një dhuratë për ditëlindje nga miqtë dhe ai e quajti atë sipas një pseudonimi të zakonshëm francez për vajzat e bukura, shkruan “New York Times”. Atë vit, Giabiconi i kërkoi Karl Lagerfeld që të kujdesej për macen e tij gjatë pushimeve.
Dizajneri fillimisht hezitoi, por shpejt ra në dashuri me të. “E kuptova që Choupette i dha Karlit një gëzim të madh”, tha Giabiconi për Times. Kështu që vendosi t’i jepte atij macen.
Kotelja e bukur u bë virale në fillim të vitit 2012 pasi kryeredaktori i V Magazine, Stephen Gan, postoi një foto të Choupette, duke e prezantuar atë si “kotelen e re” të Lagerfeld.






Horoskopi ditor, e martë 11 prill 2023

Puthi fëmijën në buzë, Dalai Lama kërkon falje!





Xhensila Myrtezaj, në pritje të fëmijës së dytë?





Më në fund Victoria Beckham foto me nusen!


Horoskopi ditor, e hënë 10 prill 2023
