KreuStil Jetese

Koleksioni mbresëlënës i çantave të Georgina Rodriguez: Më e shtrenjta 29 000 euro!

Koleksioni mbresëlënës i çantave të Georgina

Pas premierës së sezonit të dytë të serialit, “I am Georgina”, Georgina Rodriguez është kthyer sërish në kryefjalë të mediave. Ndonëse ajo është gjithmonë ka vëmendjen e publiku pasi është partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo, deklaratat që ajo bëri në dokumentar, patën ndikim të madh te fansat.

Së fundmi me anë të një postimi ajo tregoi disa imazhe nga vera e vitit 2020 me yllin portugez dhe fëmijët e tij. “Atë pasdite vere kur shkuam të blinim jahtin tonë. Dhe disa foto të asaj vere magjike”, ka shkruar Georgina, dhe të menjëhershëm kanë qenë titujt nevativë që e akuzonin se ajo është shprehur se nuk është materialiste.

Në postimin e saj ajo ndau edhe një foto ku shiheshin disa nga çantat e saj luksoze.  “Unë e dua Louis Vuitton, e dua grupin Inditex, e dua Nike, e dua Decathlon! I dua të gjitha markat”, ka komentuar ajo më herët. “Kam 150 çanta”. Dy fraza të cilat tregojnë ‘fiksimin’ që ajo ka për një nga aksesorët më të domosdoshëm dhe më të kërkuar të modës.

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Ndër pjesët më të kërkuara në koleksionin e saj është modeli Birkin nga Hermes në të kuqe. Vlen 29 000 euro dhe është prej lëkure krokodili; vlen të theksohet se ky model nuk është më në shitje, gjë që ka shënuar rritje të vlerës ndër vite.

Pranë saj është edhe Kelly 32 Sellier, gjithashtu në lëkurë krokodili me një çmim rreth 16.000 euro; një çantë mini Prada në të bardhë 2400 euro; ose çanta Coeur Heart, një çantë e markës Louis Vuitton me vlerë 2100 euro.

Është e qartë se marrëdhënia e Georgina me çantat është për të privilegjuarit dhe vlen të theksohet se modelja zotëron edhe çantën më të shtrenjtë në botë: Diamond Himalaya luksoze nga Hermes.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF