KreuStil Jetese

Filloi zëvendësimi: Inteligjenca Artificiale krijon spikeren virtuale, si duket ajo!

Filloi zëvendësimi: Inteligjenca Artificiale krijon spikeren virtuale,

Një media kuvajtiane zbuloi spikeren e parë virtuale të lajmeve, të krijuar krejtësisht nga Inteligjenca Artificiale. “Fedha” u shfaq në llogarinë në Twitter të faqes së internetit Kuvajt Neës si një imazh i një gruaje, me flokët ngjyrë të çelët, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë ndërsa prezantonte. Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për Kuëait Neës, thotë se e gjithë kjo ishte rrjedhojë e testimit të potencialit të AI për të ofruar “përmbajtje të re dhe inovative”.

Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuëait Neës. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja, tha në arabisht prezantuesja e krijuar nga AI.

Boftain theksoi se Fedha në të ardhmen, do të mund të adoptojë theksin kuvajtian dhe të prezantojë buletinet e lajmeve në llogarinë e sajtit në Twitter. “Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët me ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja”, u shpreh ai.

Ky nuk është sidoqoftë vendi i parë që tenton krijimin e një prezantuesi lajmesh përmes AI, pasi në 2018-tën edhe agjencia shtetërore e lajmeve kineze zbuloi spikerin e saj virtual, me një kostum elegant dhe zë disi robotik.

Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale në nivel global pritet të sjellë përfitime si në kujdesin shëndetësor dhe eliminimin e detyrave të zakonshme, por edhe frikën mbi përhapjen e mundshme të dezinformimit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF