KreuStil Jetese

Habit teologu shqiptar: Më kanë bërë magji në moshën 7 vjeçare!

Habit teologu shqiptar: Më kanë bërë magji në

Jo vetëm beson tek magjia, por thotë se ka qenë dhe vetë viktimë e saj: I ftuar në emisionin “Wake Up” , teologu Miron Cako rrëfeu se e ka përjetuar këtë gjë kur ishte vetëm 7 vjec e sipas tij ka vuajtur shumë, deri në momentin që u bashkua me Zotin, duke u pagëzuar.

Pjesë nga intervista:

Miron Cako: Unë kam vuajtur vetë nga magjia, kur flas këto gjëra, nuk i flas thjesht të lexuara. Unë kam vuajtur që në moshën 7 vjeç më kanë bërë magji dhe fatkeqësisht nga njerëz të afërt, sepse zakonisht bëjnë dhe njerëz të familjes.

Neada Muçaj: Çfarë shqetësimesh keni patur?

Miron Cako: Shqetësimi që unë nuk ia gjeja dot përgjigjen, isha i dyjëzuar brenda vetes. Shpesh njerëzit ndihen si dy njerëz, njëri që çon në sensin pozitiv, njëri në sensin negativ. Ne jemi mes dy forcave, forca hyjnore që na çon drejt pozitivitetit, forca djabolike drejt negativitetit. Varet kur të posedojnë. Me magji ato të posedojnë, hyjnë brenda vetes tënde, forcat negative dhe ti ndjen mendimet, dëshirat që bien ndesh me mendimet e tua, por nuk i kundërshton dot. Je i kontrolluar dhe ata të çojnë drejt udhisë së tyre dhe ti nuk mund të dalësh dot.

Unë vuajta shumë e më shumë e më shumë derisa kapitullova sepse është një lloj boksi, pra djalli të pushton, ti e grushton. Lufton njeriu por djalli në fund nuk lodhet, nuk ka trup apo sistem nervor siç kemi ne dhe nuk lodhet, derisa kapitullova dhe fatmirësisht kërkova Zotin. Në moment që gjeta Zotin  dhe u bashkova me të, u pagëzova atëherë unë u çlirova dhe kuptova çfarë ishte gjithë kjo brenda meje, ky lloj energjie, ky lloj mendimi që ishte kontravers.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF