KreuStil Jetese

“The Cooking Show” i kësaj të premte nuk duhet humbur!

“The Cooking Show” i kësaj të premte nuk duhet humbur!

“The Cooking Show” është eventi më i veçantë që keni dëgjuar ndonjëherë. Kjo eksperiencë e re në kryeqytet është një përzierje mjaft interesante e artit muzikor me artin kulinar.

Këtë të premte, më 14 prill, është episodi i tretë i këtij eventi, Latin Beats vs Latin Eats, i realizuar në ambientin mjaft special të “Ohlola”. Ndryshe nga dy episodet e para këtë herë do të luhen tinguj të muzikës latine nga mjeshtri Vik Kraja i @1001management_ dhe gatime latine nga shefi më inovator në Shqipëri Françesko Çollaku i @thehomerestaurant_ dhe @lesalondeparis, që do ta bëjnë këtë një mbrëmje të paharruar për të gjithë të pranishmit.

A post shared by Oh, Lola! (@ohlola.al)

“The Cooking Show” vendos në një garë kuzhinierin kundër muzikës, dhe adrenalina se kush do të fitojë është për mos t’u humbur..

Të ftuarit në event do të degustojnë verërat Saragat Cannonau di Saedegna dhe Saragat Vermentino nga LMComercial, që i shkojnë më së miri temës së mbrëmjes latine.

Jo vetëm verërat, por edhe produktet që do të gatuhen do të sponsorizohen nga LMComercial, marka që ofron padyshim produktet më të mira në treg.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF