KreuStil Jetese

Kejsi Tola shkëlqen në promovimin e albumit të saj të parë, “LUMINOUS”!

Kejsi Tola shkëlqen në promovimin e albumit të saj të

Kejsi Tola është rikthyer pas një shkëputje dyvjeçare nga skena dhe tregu muzikor. Këngëtarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë duke punuar për albumin e saj të parë, “LUMINOUS”. “Është projekti të cilit i jam dedikuar për më shumë se dy vite dhe arsyeja që me ka mbajtur pak larg prej jush. Ky është albumi im i parë dhe jam shumë e lumtur dhe e emocionuar që momenti për ta ndarë me të gjithë ju ka ardhur!!!”, shkroi këngëtarja para pak ditësh në rrjetin e saj social Instagram.  

A post shared by Kejsi Tola (@kejsitola)

Momenti i shumëpritur ka ardhur dhe mbrëmjen e kësaj të mërkure këngëtarja ka promovuar albumin e saj në mes miqve, kolegëve dhe dashamirësve të shumtë të artistes. Një event mbresëlënës dhe jo i zakonshëm për vendin tonë. Pa frikë mund të themi i ngjashëm me shfaqjet që kemi parë nga yjet e muzikës botërore.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi Kejsi Tola për këtë album u ka besuar atyre që fshihen pas suksesit të disa prej artistëve me famë botërore. Kejsi ka bashkëpunuar me “Space Primates”, një produksion ku kanë bërë regjistrime artistë si Katy Perry, David Guetta, DJ Snake, Chris Brown, Maluma, Enrique Iglesias, dhe shumë të tjerë.

Me publikimin e EP-së, “Luminous”, këngëtarja është gati të lërë gjurmë në skenën muzikore botërore. Albumi “Luminous” përmban 5 këngë, “What you want “, “One Night in Barcelona”, “Distraction”, “Do Me Like That” dhe “All Night”.

Deri më tani në kanalin Youtube është publikuar kënga “What you want”, një këngë shumë e bukur dhe një videokip shumë i realizuar.. Na mbetet të presim këngët e tjera që këngëtarja ka përgatitur me kaq shumë dashuri për të gjithë publikun që gjithmonë e ka dashur zërin dhe muzikën e saj, por edhe për të gjithë ata që do të kthehen shumë shpejt në fansa të këngëtares..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF