
Një nga historitë e vjetra të dashurisë së Cristiano Ronaldos është rikthyer nga vetë njëra prej protagonisteve. Sonia Monroy, aktore, këngëtare, prezantuese dhe influencer spanjole, e bëri publike lidhjen e dikurshme të saj me yllin portugez.
Në një intervistë të fundit, Monroy ka treguar se si ajo dhe Cristiano Ronaldo u takuan në një festë në Madrid, në vitin 2016.
“Ai erdhi në club me shokët e skuadrës. Pasi patëm një bisedë të mirë dhe argëtuese, ishte koha për t’u larguar. Në këtë moment, ata (Ronaldo dhe një lojtar tjetër) thanë: ‘Epo, ndoshta mund të shkojmë diku më vonë.” Të nesërmen, mora telefonin dhe pashë që kishte disa mesazhe: “Shiko, ne jemi këtu, ku je ti? Ishte mesazh nga Cristiano”- tregoi ajo.Sonia Monroy më vonë pohoi se ishte e magjepsur me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. “Cristiano Ronaldo më vodhi shumë netë pa gjumë. Unë isha shumë e dashuruar me të, por… historia jonë përfundoi shpejt”-tregoi modelja. Ronaldo do të takonte Georgina Rodriguez në një dyqan Gucci në Madrid po atë vit, dhe kështu e la Sonian në të shkuarën.
Ai dhe Georgina banojnë aktualisht me pesë fëmijët e tyre në Riad të Arabisë Saudite, ku u transferuan pasi futbollisti i famshëm vendosi t’i bashkohej skuadrës Al Nassr të Arabisë Saudite Pro League (SPL) për 177 milionë paundë në vit deri në 2025.