
Teksa Donald Trump është gjithmonë në qendër të vëmendjes, qoftë edhe për shkak të deklaratave të tij të vazhdueshme, Melania Trump, ish-Zonja e Parë, po bën gjithçka për të qëndruar larg syrit të publikut.
Burimi pranë saj kanë treguar për “People” se Melania nuk ka në plan të marrë pjesë në asnjë nga angazhimet politike të Trump, “Melania nuk do të marrë pjesë në aktivitetet politike të bashkëshortit të saj. Ajo nuk ndihet rehat”.
Melania Trump duket se dëshiron të qëndrojë në shtëpinë e tyre në Palm Beach, Florida. “Melania mund të jetë e largët dhe jo veçanërisht miqësore, sepse ajo thjesht dëshiron të mbetet vetëm. Ajo e di se kush është burri i saj dhe po e mban optimizmin e saj të rrethuar nga familja e saj dhe disa miq të ngushtë”, theksoi burimi.
“Në këtë fazë të jetës së saj ajo nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes”, shpjegoi burimi. Melania nuk e shoqëroi Donald Trump në gjykatë, por dyshja u panë duke drekuar së bashku.






Horoskopi ditor, e enjte 13 prill 2023










E dinit që Alketa Vejsiu ka shkruar një libër?



