KreuStil Jetese

Në 30-vjetorin e lindjes, Vivien merr dedikimin e ëmbël nga Getinjo!

Në 30-vjetorin e lindjes, Vivien merr dedikimin e ëmbël nga

Getinjo dhe Vivien po shijojnë romancën e tyre pas daljes nga “Big Brother VIP” Kosova. Mes lajmeve të shumta që po qarkullojnë në media për ta, lidhja e tyre vazhdon të bëhet më e fortë.

Sot është një ditë e shënuar për Vivien pasi ajo feston 30-vjetorin e lindjes. Në mes urimeve të shumta ka spikatur ai i partnerit të saj, Getinjo. Me një foto të tortës së ditëlindjes, me qirinjtë me numrin 30, reperi i ka dedikuar disa fjalë romantike.

“Më shumë jetë e lumturi së bashku zemra ime”, ka shkruar Geti krahas postimit, ku tregon se këtë ditë po e festojnë bashkë.

Kujtojmë që pak ditë më parë qarkulloi dhe lajmi se Vivien është në pritje të ëmbël, lajm i cili u mohua nga bukuroshja shqiptare. Gjithsesi mbetet për t’u parë se si do jetë e vërteta pasi janë të shumta rastet kur personazhet publikë i mohojnë lajmet e shtatzënisë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF