KreuStil Jetese

Aktori Jamie Foxx dërgohet me urgjencë në spital!

Aktori Jamie Foxx dërgohet me urgjencë në spital!

Aktori i njohur Jamie Foxx është dërguar në spital për arsye shëndetësore. Lajmin e ka ndarë vajza e tij Corinne Foxx. Në deklaratë thuhej se aktori kishte pësuar një komplikacion dhe i duhej të shkonte menjëherë në spital. 55-vjeçari ishte duke xhiruar për filmin “Back In Action” në Atlanta.

Në deklaratë thuhet se Foxx ishte ‘në rrugën e tij drejt rimëkëmbjes’, megjithëse ata nuk zbuluan se çfarë problemi mjekësor pësoi. Pak detaje janë ndarë për gjendjen e tij shëndetësore dhe është e paqartë se nga cilat simptoma mund të ketë vuajtur fituesi i çmimit “Oscar”.

Pavarësisht deklaratave të familjes se gjendja e tij po përmirësohet, nuk është thënë se kur aktori do të mund të largohet nga spitali ose t’i rikthehet xhirimeve. Foxx ka qenë së fundmi në Atlanta, Georgia, ku ka qenë duke xhiruar filmin e ri të zhanrit aksion-komedi “Back In Action”.

Kujtojmë që Foxx dhe Cameron Diaz u fotografuan në fshatin anglez për realizimin e filmit komedi aksion të regjisorit Seth Gordon. Pavarësisht dramës në xhirime, Foxx dhe Diaz thuhet se nuk kanë patur kurrë ndonjë problem me njëri-tjetrin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF