
Rihanna ka vendosur të rrisë pasuritë e paluajtshme, duke blerë një apartament që të lë pa frymë në Los Angeles. Ajo ka shpenzuar 21 milionë dollarë për pronën, e cila më parë ishte në pronësi të superyllit të “Friends”, Mathew Perry. Në internet janë shfaqur fotografitë e rezidencës së re të këngëtares, e cila ndodhet në katin e 40-të, është 9300 metra katrorë dhe është përshkruar nga agjentët e pasurive si “rezidenca në qiell”.
Banesa gjigante me siguri do të plotësojë nevojat e Rihanna-s dhe familjes së saj në rritje, pasi mirëpriti me Asap Rocky-t fëmijën e tyre të parë vitin e kaluar, çifti i famshëm janë në pritje të një fëmije të dytë.
Rezidenca super e lartë, që nga brenda të jep përshtypjen se po noton në ajër, ka katër tarraca të jashtëzakonshme nga të cilat pronarët mund të shijojnë pamjen e jashtëzakonshme panoramike të qytetit. Dhoma e gjumit dhe katër dhomat e tjera kanë të gjitha pamje nga qyteti.
Apartamenti përfshin edhe një dhomë të madhe ndenjeje me dritare nga dyshemeja deri në tavan, një kuzhinë mermeri, një dhomë lojërash me një tavolinë bilardo dhe një minikinema në shtëpi.
Rezulton se Rihanna ka edhe një apartament tjetër më të vogël në të njëjtën ndërtesë, i cili shtrihet në 3500 metra katrorë. Disa nga fqinjët e saj janë Denzel Washington dhe Candy Spelling.