
Luiz Ejlli ka disa vite që është larguar nga tregu muzikor, por me hyrjen e tij në “Big Brother VIP2” fama e tij është rritur shumë. Ai jo vetëm që është kryefjala e këtij edicioni të reality show-t, por edhe pretendent për të fituar çmimin e madh.
Këngëtari i njohur nuk e di se çfarë bëhet me të jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëria, por menaxheri i VIP-ave, thote shqip.com, ka zbuluar së fundmi se sa mund të paguhet në clube-et e Tiranës pasi të dalë nga BB VIP.
“Luizi do të kërkohet shumë nëpër club-e dhe lufta do të jetë kush do e marrë i pari. Unë do ta marr i pari sepse shoqërinë e tij të ngushtë dhe familjarë, unë kam shumë marrëdhënie të afërta, jo se njihem personalisht me të.
Një diskutim që është bërë, është ofruar, shifrat kanë variuar ndryshe nga 5 mijë euro, 7 mijë deri në 10 mijë euro. Unë e kam kapur me 10 mijë euro, por kur të dalë do e shohim”, tha Xhani Demika në një intervistë televizive.