
Mary Quant, stilistja vizionare e modës, minifundet shumëngjyrëshe të së cilës mishëruan Londrën “Swinging” në vitet 1960 dhe ndikuan në kulturën e rinisë në mbarë botën, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Redaktori i “Vogue”, Hamish Bowles, e theksoi me të madhe vendin e Quant në historinë e modës. “Ajo ishte personi i duhur me ndjeshmërinë e duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur. Mary Quant doli pikërisht në kulmin e viteve ’60 dhe i ndryshoi ato”, u shpreh Bowles.
Dhe atëherë, jo të gjithë ishin të dashuruar me fundin e shkurtër. Coco Chanel e kishte etiketuar minifundin si “të pahijshëm”, ndërsa Sophia Loren publikisht pretendoi se veshja e shkurtër “shkatërroi mistikën femërore”. Quant e mendonte ndryshe.
Ajo u rrit në Londrën e pasluftës, një vend ku, sic thoshte, “shumica e njerëzve ishin kthyer në shtëpitë e tyre me shpresen se jeta do të kthehej ashtu sic kishte qenë përpara konfliktit dhe egërsisë së tij. Nuk duhet të ishte befasi, pra, që stilistja e re që përdori ngjyra të ndezura e të forta, dhe pëlhura innovative, cka tërhoqi shumë shpejt vëmendjen në një qytet që ishte ende plot me zotërinj me kapele që mbanin cadra në duar. “Kjo ishte bota ku unë lansova idetë e mia rreth modës,” do të shprehej ajo. Dhe këto ishin vërtet ide të reja.
Pas hapjes së butikut të saj, Bazaar, në King’s Road në fillim të viteve 60, Quant u bë e njohur për qasjen inovatore ndaj feminilitetit, plot ngjyra e mbi të gjitha moderne. Idetë e saj rreth asaj se çfarë i përshtatet më shumë grave mund të jenë ndikuar edhe nga afërsia e moshës që kishte me shumicën e klienteve të veta. Funde të shkurtra, çizme deri tek gjuri, sutjena me majë si për veshje kukullash: pamja e Mary-t ishte njëkohësisht reflektuese dhe nxitëse e një periudhe rebelimi kulturor që do të pushtonte Anglinë.
Në një valë me tendencat e viteve ‘Swinging Sixties’, stilistja shfrytëzoi frymën e kohës e dha kontributin e saj, qoftë edhe përmes modës, në lëvizjen e grave, pasi solli një model të fuqishëm për gruan që punonte. Duke krijuar mini-funde e pantallona të puthitura pas trupit, Mary Quant prezantoi një uniformë që ndihmoi në ripërcaktimin e veshjeve të grave, një stil që me zë të lartë dhe krenar shpallte: “ Do të vesh atë që dua, faleminderit shumë”.
“Bëja rroba të thjeshta, rinore, të thjeshta, me të cilat mund të lëvizje, me të cilat mund të vrapoje dhe te kërceje, dhe i përshtasja me gjatësinë që donin klientet. Dhe ato më thonin gjithmonë: “më shkurt, më shkurt”, rrefente dikur, e kjo beri qe stilistja të pagëzohej si “nëna e minifundit”.