
Prej disa kohësh ka qarkulluar lajmi se “Warner Bros. Discovery” është gati të rikthehet në Hogwarts dhe më në fund një gjë e tillë është konfirmuar. “Letra juaj për Hogëarts është këtu. Max ka porositur serinë e parë televizive të Harry Potter, një përshtatje besnike e librave ikonë”, ka njoftuar produksioni në Twitter.
Për momentin nuk ka detaje se çfarë saktësisht do të mbulojë seriali apo kush do të luajë personazhet kryesore, por “Variety” shkruan se është planifikuar një serial me një kast krejtësisht të ri. Secili nga sezonet do të merret me një nga shtatë librat, që do të thotë se seriali do të filmohej për vite me radhë.
“Çdo sezon do të jetë autentik për librat origjinalë dhe do të sjellë Harry Potter dhe aventurat e tij të pabesueshme për audiencë të re në mbarë botën, ndërsa filmat origjinalë, klasikë dhe të dashur do të mbeten në zemër të ekskluzivitetit dhe të disponueshëm për t’u parë”, u shpreh produksioni.
Autorja e librave J. K. Roëling do të jetë producente ekzekutive së bashku me Neil Blair dhe Ruth Kenley-Letts.