
Nuk ishte aq e papritur kur u njoftua se Meghan Markle nuk do të merrte pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles më 6 maj, pasi dihet nga të gjithë që aktorja nuk ka marrëdhenie të mirë me familjen mbretërore që kur filloi lidhjen e saj me Princin Harry.
Pavarësisht kësaj, aktorja e Suits “mbështet plotësisht” pjesëmarrjen e Harry-t, siç zbulohet nga burime pranë “Page Six”. “Ata kujdesen për familjen e tyre, kështu që Meghan do të qëndrojë në Kaliforni dhe Harry do të mbështesë babanë e tij”, shpjegoi një i brendshëm.
Ndërkohë, Markle është përpjekur të falë Familjen Mbretërore. Ata që ndjekin grindjen mbretërore thonë se Markle mendon se “falja është vërtet e rëndësishme”.
Disa nga fansat më të fortë të Markle kanë theksuar se ky vendim tregon se ajo nuk shkaktarja sikurse shumë e kanë përshkruar. Të tjerë kanë theksuar edhe faktin se nëse çifti nuk do të donte të kishte të bënte me familjen mbretërore, Harry nuk do të kishte marrë pjesë në ceremonitë familjare të zhvilluara gjatë kësaj kohe.
Mbetet për t’u parë nëse dy palët do të mund ta rikuperojnë marrëdhënien e tyre…


Zyrtare: seriali “Harry Potter” do të xhirohet!

















