
Rihanna dhe i dashuri i saj A$AP Rocky u panë së bashku në një dyqan veshjesh fëmijësh në Los Angelos të mërkurën. 35-vjeçarja u pa pranë partnerit të saj, teksa ky i fundit mbante në dorë një këmishë ngjyrë rozë, duke i shtyrë fansat të spekulojnë se Rihanna dhe Rocky, 34 vjeç, do të mirëpresin një vajzë.
Rihanna nuk e ka zbuluar publikisht gjininë e fëmijës së dytë dhe as datën e lindjes së djalit që mirëpritën në maj 2022. Lajmin e ëmbël për shtatzëninë dytë e dha gjatë shfaqjes së Rihanna-s në Super Bowl, ku barku i saj i rrumbullakosur ishte mëse i dukshëm.
Rihanna dhe Rocky filluan të takohen në 2020, gati dy vjet para se të shpallnin shtatzëninë e parë. Çifti, i cili ende nuk e kanë ndarë emrin e djalit të tyre, nuk zbuluan as gjininë e tij gjatë shtatzënisë së parë.
“O Zot, është legjendare. Është gjithçka. Vërtet nuk të kujtohet jeta më parë, kjo është gjëja më e çmendur ndonjëherë”, tha Rihanna në një intervistë për “Vogue” teksa u pyet për muajt e saj të parë si nënë.

Zyrtare: seriali “Harry Potter” do të xhirohet!


















Horoskopi ditor, e enjte 13 prill 2023
