
Edhe pse në fillim ishte më e rezervuar për informacione lidhur me shtatzaninë e saj, tani që është në fundin e pritjes së ëmbël Fifi duket shumë më e gatshme të shuajë kureshtjen e ndjekësve. Këngëtarja zbuloi në mediat sociale se edhe pak ditë e ndajnë nga ardhja në jetë e të birit, të cilin ka vendosur ta lindë në SHBA.
Fifi ka realizuar ndërkohë një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram të cilëve u ka dhënë mundësinë ta pyesin rreth kurioziteteve të tyre. Ptetjet për beben ishin të shumta. Këngëtarja është përgjigjur se e kanë zgjedhur tashmë emrin e vogëlushit, por pa e zbuluar atë, ndërsa shprehu dhe frikën e saj nga lindja, si dhe foli për martesën.