KreuStil Jetese

Ermal Mamaqi ka një këshillë për Luizin dhe Kiarën, pas “Big Brother VIP”!

Ermal Mamaqi ka një këshillë për Luizin dhe Kiarën, pas

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në “Më lër të flas”, ku gjatë intervistës dha sugjerimin e tij për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon pasi ata të dalin nga shtëpia e “Big Brother”. “Kiarës i duhet një plan për të ardhmen”,  tha Ermali duke qeshur, ndërsa për Luizin tha, “Këtij i duhet një këshilltar i mirë për të zgjedhur se pasi të përfundojë Big-u do ta kuptojë çfarë ka ndodhur. Është si ajo bëj ç’të duash, pastaj mendo se çfarë ke bërë”.

Ermali gjatë intervistës tregoi se ka patur momente në jetën e tij që kur është zgjuar nuk ka patur dëshirën dhe vullnetin për t’u ngritur nga krevati. Sipas tij këto ndodhin kur dëshirat janë shumë të mëdha, ndërsa aftësitë për ndryshimin janë të vogla.

“Pjesa e trajnimeve të motivimit erdhi pasi kalova një moment të vështirë në jetën time, janë këto momente të errëta kur ti nuk çohesh dot nga krevati sepse disa gjëra po ndodhin. Në këto momente kur dëshirat janë shumë të mëdha, t’i do të bëhesh i famshëm do të bësh para, kur dëshirat janë shumë të mëdha dhe aftësitë janë të vogla.

Ishte një moment shumë i vështirë në jetën time kur ti je gati për të kaluar, por nuk kam arritur deri në atë pikë, por jam këshilluar me disa psikologë”, rrëfeu ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF