KreuStil Jetese

Zerina Kuke zbulon sakrificën e madhe që ka bërë bashkëshorti Pali Kuke për të!

Zerina Kuke zbulon sakrificën e madhe që ka bërë

Artistja e njohur dhe shumë e dashur për mbarë publikun shqiptar Zerina Kuke ka qenë e ftuar këtë të premte në programin “Në kurthin e Piter Pan” në televizionin Klan, ku ka ndarë momente nga karriera dhe jeta e saj. Gjatë intervistës së veçantë ajo ka zbuluar sakrificën më të madhe që ka bërë bashkëshorti Pali Kuke për të.

Gjatë jetës kur lind fëmijë, ke punën, ke familje të madhe, bëhen shumë sakrifica. Do të kujtoja diçka shumë të bukur. Ne shkonim në aksion atë kohë, mua më kishte marrë malli për Palin dhe rastësisht u sëmura. I shkrova një letër Palit, ku i tregoja se më kishte marrë malli dhe nuk ndjehesha mirë. Dy net më mbrapa në dy të natës më thonë ka ardhur dikush.

Dola dhe ishte Pali, kishte bërë rrugën nga Karaburuni në Sarandë. Ishte diçka e guximshme sepse gjithë rruga ka qenë vetëm me burgje dhe të internuar. Mendoj që kjo është sakrifica më e madhe”, u shpreh Zerina.

Një prej fëmijëve e ka pyetur Zerinën se nëse bashkëshorti i saj mori për grua një Pocahontas, pasi ajo ka qenë gjithmonë shumë e bukur,  “Në kohën tonë se njihnim Pocahontas, unë e njoh se e shikon mbesa. Në kohën tonë ne kishim një princeshë japoneze që quhej Oichi. I mbaja flokët kapur dhe të gjithë më thoshin Oichi. Nuk isha Pocahontas aman dhe Oichi ishte princeshë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF