KreuStil Jetese

Përse u sulmua selia e Louis Vuitton në Paris?

Përse u sulmua selia e Louis Vuitton në Paris?

Qindra mijëra vetë mbushën sërish rrugët e qyteteve franceze me thirrjet kundër reformës polemizuese të qeverisë së Emmanuel Macron, e cila parashikon rritjen e moshës së daljes në pensiokn nga 62 ne 64 vjec. Zemëratës së protestuesve këtë radhë, nuk i shpëtoi as selia e mallrave luksoze LVMH Mowt Hennessy Louis Vuitton.

Po psërse e sulmuan demonstruesit selinë e Louis Vuitton?

Incidenti ndodhi në të njëjtën ditë kur aksionet e LVMH u rritën me 4.6%, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Kompania, e cila zotëron marka të tilla si Louis Vuitton, Christian Dior, Tiffany and Co. dhe Bulgari, është aktualisht një nga kompanitë më të pasura në Europë; të ardhurat e tyre u rritën me 17% në tremujorin e fundit, pavarësisht problemeve ekonomike që kanë përfshirë gjithë botën.

LVMH është në pronësi të Bernard Arnault, personi më i pasur në botë, i cili rrëzoi nga froni Elon Musk. Pasuria e tij i kalon 200 miliardë dollarë.

“Nëse po kërkoni para për të financuar pensionet, merrini ato nga xhepat e miliarderëve”, tha një përfaqësues i sindikatës së hekurudhave në lidhje me reformën e re të pensionve. Jashtë selisë së LVMH, udhëheqësi i sindikatës Fabien Villedieu tha për CNN se “nëse Macron dëshiron të gjejë para për të financuar sistemin e pensioneve, ai duhet të vijë këtu për t’i gjetur ato”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF