
Ermal Mamaqi ka qenë së fundmi i ftuar në “Më lër të flas”, ku ndër të tjera ka treguar se një moment shumë i vështirë në jetën e tij, e frymëzoi atë drejt mesazheve motivuese me të cilat ai tashmë iu ndryshon jetën njerëzve.
Teksa u pyet se sa e vështirë ka qenë për të të kaloi nga komedian në një person që jep mesazhe motivuese ai tha, “Unë nuk kam kaluar ose nuk kam ndryshuar profesion. Unë vazhdoj që të jem në biznesin e komedisë nëse do ta quajmë kështu si industri. Jam në biznesin e kinematografisë dhe marketingut. Kam disa biznese vazhdoj të bëj të njëjtën punë, por pjesa e trajnimeve të motivimit ka qenë një moment në jetën time, janë këto momente të errëta kur ti zgjohesh dhe nuk çohesh dot nga krevati sepse disa gjëra po ndodhin aty.
Në këto momente kur dëshirat e tua janë shumë të mëdha, ti do të bëhesh shumë i famshëm do të bëhesh i pasur, do të bëhesh i madh, kur dëshirat janë shumë të mëdha dhe aftësitë janë të vogla ndodh një crash këtu.
Ishte një moment shumë i vështirë në jetën time kur ti je gati për të kaluar, por shkova deri në atë pikë që të pija ilaçe, po jam këshilluar me disa psikologë edhe pse këtu është pak tabu pjesa e psikologut. Nuk ka asgjë të keqe të shkosh te psikologu dhe të të ndihmojë që të këshillohesh për diçka”, u shpreh Mamaqi.


Horoskopi ditor, e shtunë 15 prill 2023

Përse u sulmua selia e Louis Vuitton në Paris?







Zyrtare: seriali “Harry Potter” do të xhirohet!









