
Katie Holmes e tregoi sensin e saj elegant të veshjesh edhe gjatë një dite të zakonshme pazari në Neë York City. Ylli i Daëson’s Creek alum, zgjodhi rehatinë por me stil gjatë shëtitjes në në qytetin plot zhurmë. Aktorja, që ka një vajzë 16 vjecare, Suri me ish-bashkëshortin Tom Cruise, mbante një këmishë bojëqielli me mëngë të shkurtra, të cilën e kishte lënë pjesërisht të zbërthyer drejt fundit dhe xhinse të gjera e të varura, kombinuar me një palë këpucë-atlete të thjeshtë të zeza me elemente të bardhë.
Elegante edhe pa shumë mundim, ky ishte përcaktimi i bërë veshjes së saj, të cilën e kishte kompletuar me një cantë të vogël krahu në ngjyrë të gjelbërt dhe syze dielli tip “cat eye”.
Edhe pse mund të duket rastësore, përzgjedhja e saj në veshje, ka pasur kujdesin e duhur. Vetë Katy rrëfen se i pëlqen moda, dhe i ndjek trended e saj. “ Më pëlqen mjeshtëria e kombinimit. Më pëlqen t’i bashkoj gjërat. Dhe unë punoj me stilisten Brie Welch, dhe ajo është shumë e orientuar tek detajet e kjo më frymëzon”, thotë aktorja.
44 vjecarja po kështu tregon se i pëlqen shumë blerjet vintage dhe është e apasionuar pas artit të dizajnit.





Horoskopi ditor, e shtunë 15 prill 2023

Përse u sulmua selia e Louis Vuitton në Paris?







Zyrtare: seriali “Harry Potter” do të xhirohet!






