KreuStil Jetese

“Më shkakton gjendje ankthi dhe frikë”/ Noizy denoncon Klevion, reperi arrestohet në Rinas

“Më shkakton gjendje ankthi dhe frikë”/ Noizy denoncon

Reperi i njohur më së shumti për videot e tij të Tik-Tok Kleviol Ahmeti është ndaluar në Rinas pas një denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy.

Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Sipas burimeve zyrtare, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas është bërë ndalimi i shtetasit Kleviol Ahmeti kjo pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal më 13 prill nga shtetasi Rigel Rajku dhe Bashkim Rajku.


Sipas kallëzimit, Ahmeti i ka shkaktuar “një gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme, me kërcënimet që i ka bërë në rrjetin e tij social Tik-Tok, ku është shprehur se do ta vrasë dhe do ta shkatërrojë” etj.
Ahmeti rezulton me precedentë penal, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF