KreuStil Jetese

“Jam kategorikisht kundër”, reagimi i Luizit për GoFundMe në emrin e tij!

“Jam kategorikisht kundër”, reagimi i Luizit për GoFundMe

Në “Big Brother 2 Fan Club”, u transmetua një video e xhiruar më 21 mars 2023, në të cilën Luizi kërkonte që të mbyllej llogaria e hapur GoFundMe në emrin e tij!

Kjo llogari  në emër të Luiz Ejllit u hap disa kohë më parë dhe është menaxhuar nga familjarët e këngëtarit.


Në videon ekskluzive, Luizi informohet mbi llogarinë që është hapur jashtë shtëpisë dhe thotë: “Para për mua? Për çfarë? Po kush e mori këtë iniciativë?” dhe më pas merr informacionin se llogaria është hapur pas takimit të Luizit me kunatin e tij.

“Do të isha dakord nëse kjo iniciativë do të përdorej për në këtë mënyrë që po e them tani fjalë për fjalë: Të përdorej imazhi im, emri im që ato fonde të mblidheshin dhe unë t’i jepja. Pra, thjesht t’i mbaja, t’i mblidhja, që t’i jepja për një familje në nevojë, për një rast, për një emergjencë. Në këtë mënyrë, do të pranoja, por, (për) përfitimet personale, unë si Luiz jam kategorikisht kundër dhe nuk pranoj që të përdoret as imazhi im, as emri im, (nga) qofshin ata familjarët e mi, qoftë kushdo tjetër”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF