
Këngëtarja italiane Giorgia ka një peng të madh të cilin e pranoi publikisht. Në 21-vjetorin e vdekjes së kantautorit Alex Baroni, ajo e kujtoi ish të fejuarin e saj dhe dhimbjen që ende i shkakton një mesazh i pakthyer.
“Sot është përvjetori i një dite të mallkuar. Koha fluturon, ndjenjat dhe kujtimet jo. Ato mbeten. Humbja e tij ka qenë një humnerë në jetën time dhe të familjes së tij.
Një natë para se të vdiste më dërgoi një mesazh në telefon, të cilit nuk iu përgjigja. E mbajta këtë mesazh për një kohë të gjatë. Më pas u fshi. Mendoj se ishte një shenjë”, tregon Giorgia, pa zbuluar nëse ishte një mesazh dashurie dhe lutje për rikthim apo një mesazh nostalgjie.
Alex vdiq për shkak të një aksidenti me motor në 13 prill të vitit 2002. Dyshja ishte ndarë vetëm muaj përpara fatkeqësisë, pasi kishin qenë bashkë nga 1997-ta deri në vitin 2001.








Horoskopi ditor, e shtunë 15 prill 2023

Përse u sulmua selia e Louis Vuitton në Paris?







Zyrtare: seriali “Harry Potter” do të xhirohet!



