
Ndarja e Hakimit dhe Abouk u përfol shumë muaj përpara se Abouk ta konfirmonte atë muajin e kaluar.
Sipas raportimeve të fundit Abouk nuk do të marrë asgjë nga pasuria dhe asetet e Hakimit pasi gjithçka është e regjistruar nën emrin e nënës së futbollistit maroken.
Abouk po kërkonte gjysmën e pasurisë së Hakimit, raportoi gazeta spanjolle Marca, duke theksuar se ajo u trondit kur zbuloi se ai nuk kishte asgjë në emrin e tij.
I njëjti burim ka detajuar se nëna e Hakimit ka kohë që merr rrogën e tij në llogarinë e saj bankare, duke shtuar se ajo është përfituese e të ardhurave dhe pasurisë së tij.
Aktorja spanjolle-tuniziane ka postuar në Instagram se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk jetojnë më bashkë dhe janë në pritje të procedurave të divorcit.
“Realiteti është se pak kohë më parë, pas shumë reflektimeve, babai i fëmijëve të mi dhe unë morëm vendimin për t’i dhënë fund lidhjes sonë, shumë përpara ngjarjeve të fundit mediatike që më kanë përfshirë mua, të cilat janë krejtësisht të jashtme”, tha Abouk.
Në vazhdën e thashethemeve rreth ndarjes së çiftit, Hakimi është përfshirë në një rast të dyshuar përdhunimi.




Horoskopi ditor, e diel 16 prill 2023

Pse po pijnë më pak qumësht gjermanët!









Horoskopi ditor, e shtunë 15 prill 2023

Përse u sulmua selia e Louis Vuitton në Paris?




