
Butrint Imeri ka tërhequr së fundmi vëmendjen, pasi është shfaqur në Instagramin e tij përkrah një vajzë “misterioze”. Ata u shfaqen të lumtur në një makinë duke kënduar një këngë të Rihannës.
Krah videos këngëtari nuk ka shkuar asgjë, duke bërë kureshtarë ndjekësit e tij, nëse bëhet fjalë për një lidhje mes tij dhe vajzës në video apo ajo është thjesht pjesë e ndonjë videoklipi të ardhshëm.
Këngëtari ka qenë i rezervuar me jetën e tij personale, duke deklaruar shpesh se nuk është në një lidhje, edhe pse ndonjëherë ka dashur të trazojë pak ujërat. Muajt e fundit Butrinti ka qenë i diskutuar në media edhe për shkak të ish-lidhjes së tij me Kiara Tito, e cila prej disa muajsh është pjesë e “Big Brother VIP”.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi moderatorja në fillim fliste për romancën që kishte patur me këngëtarin, por pas daljes u tregua e prerë duke mos komentuar as mbështetjen që Butrinti i kishte dhënë gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”.

Rama bëhet operacion nga apendiciti!



Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2023









Horoskopi ditor, e diel 16 prill 2023

Pse po pijnë më pak qumësht gjermanët!





