
Leonardo DiCaprio mori pjesë në Festivalin e Muzikës në “Coachella Valley 2023” gjatë fundjavës, ku nxiti aludimet për një lidhje të mundshme pas festës me modelen Irina Shayk. DiCaprio, 48 vjeç, njihet për faktin se shkon gjithmonë në Coachella dhe i pëlqen shumë modelet. Megjithatë, bukuroshja 37-vjeçare nuk është një tipi i zakonshëm që aktori pëlqen.
Ai u nda me modelen dhe aktoren Camila Morrone gjatë verës pas katër vitesh së bashku. Ajo sapo kishte mbushur 25 vjeçe kur ata u ndanë. Ndërkohë, Shayk për herë të fundit ishte në një lidhje romantike me Bradley Cooper, me të cilin ka një fëmijë. Ata u ndanë në vitin 2019.
DiCaprio dhe Shayk po bisedonin në festivalin muzikor së bashku me shoqen e tij modelen Stella Maxwell. Aktori fitues i Oscar-it dhe Shayk qëndruan në festë deri të dielën në mëngjes. Ndërsa DiCaprio u pa shumë afër me Shayk, duke i folur në vesh, ata nuk bënë asgjë tjetër përveç bisedës dhe festës në grup.
DiCaprio hoqi maskën e fytyrës, të cilën e mban kudo, në momentet kur fliste me Shayk. Mbetet për t’u parë nëse ata kanë nisur një romancë bashkë.. Deri tani përfaqësuesit e asnjërës palë nuk kanë komentuar statusin e marrëdhënies së çiftit.


Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2023









Horoskopi ditor, e diel 16 prill 2023

Pse po pijnë më pak qumësht gjermanët!







