
Mbreti Charles III ka një pasuri të madhe, gjë që e bën atë edhe më të pasur se nëna e tij, mbretëresha e ndjerë Elizabeth II. Pasuria neto e Mbretit është 600 milionë paundë shumë më e lartë se mbretëresha e ndjerë, pasuria e së cilës u llogarit 370 milionë paundë vitin e kaluar.
Me kalimin e viteve, Charles kurseu disa nga fitimet që mori nga Dukati i Cornwall-it dhe gjithashtu fitoi para përmes zhvillimeve të banesave, një sërë biskotash dhe birrës, si dhe zgjedhje të kursyera të jetesës të lidhura me mjedisin.
Një nga ish-ndihmësit e tij tha se Charles i rindërtoi me kujdes financat e tij pas zgjidhjes së divorcit prej 17 milionë funtesh nga Diana në vitet 1990. Ish-këshilltari i Mbretit tha se Charles ishte “duke mbledhur disa para” nga Dukati, dhe pavarësisht se nuk dha një shumë të saktë, ajo u përshkrua si “disa dhjetëra miliona”.
Sipas “The Sunday Times Rich List”, e cila do të publikohet muajin e ardhshëm dhe do të përfshijë 350 emra, Charles është më i pasur se David dhe Victoria Beckham, Elton John. Mbi 30 vjet më parë, ai lançoi gjithashtu gamën e tij Duchy Originals, duke shitur produkte nga pasuria e tij në Highgrove House, të cilat fillimisht u shitën përmes Harrods dhe Fortnum & Mason përpara se të shiteshin edhe në Waitrose.
Produktet fillimisht përfshinin biskota të cilat më pas u pasuan nga birra, ilaçet bimore dhe pajisje për kopshtin.

Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2023









Horoskopi ditor, e diel 16 prill 2023

Pse po pijnë më pak qumësht gjermanët!








