
Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale me urgjencë në orët e para të mëngjesit për heqjen e apendicitit. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e kreut të qeverisë, të cilët bëjnë me dije se ndërhyrja ka dalë e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mirë.
Operacioni ka zgjatur rreth 1 orë dhe është kryer me laparoskopi (jo me thikë). Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Ndërkohë që mjekët që kanë marrë pjesë në ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit kanë bërë me dije se gjendja paraqitet e mirë dhe brenda 24 orëve pritet të lërë ambientet e spitalit. Koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë mjekëve.
“Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Kryeministri Rama u diagnostikua me apendicit akut. Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendicitit në orët e para të mëngjesit të sotëm”, thuhet në njoftim..



Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2023









Horoskopi ditor, e diel 16 prill 2023

Pse po pijnë më pak qumësht gjermanët!






