
Princesha e Uellsit ka mbledhur shumë `pakënaqësi’ kundër Meghan Markle sepse ajo u detyrua të qëndronte larg Balmoralit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes mbretërore nxituan në krahun e Mbretëreshës që po vdiste, për t`i dhënë asaj lamtumirën e fundit. Kate, 41 vjeç, u detyrua të qëndrojnë në Windsor për t’u kujdesur për fëmijët e saj ndërsa të afërmit e tjerë u nisën drejt Skocisë për të qenë pranë shtratit të monarkes së ndjerë që dha shpirt në shtator 2022.
Biografi Robert Jobson thotë në librin e tij të fundit,” Mbreti ynë” se vendimi që Kate të mos shkonte në Balmoral u mor me qëllimin që princi Harry të mos kishte asnjë justifikim për të sjellë aty gruan e tij, sepse ai kishte insistuar në praninë e Meghanit nëse atje do të ndodhej edhe princesha e Uellsit.
“Mbreti tha se vetëm fëmijët dhe nipërit do të ishin aty me Mbretëreshën,” ka shkruar Jobson, i cili shtoi se Charles donte të theksonte se “nuk ishte e përshtatshme që gratë të merrnin pjesë”, edhe pse Sophie Wessex në fakt udhëtoi drejt Balmoralit. “Privatisht, ai donte të thoshte se Meghani në fakt nuk ishte e mirëpritur”, vazhdon biografi. “Por nuk mund t’ia thoshte këtë Harryt, kështu që ndërhyri personalisht dhe i kërkoi Kate të qëndronte në Londër në mënyrë që të tregoheshin kështu më të drejtë me Meghanin.”
Jobson nenvizon se Princesha e Uellsit kishte dashur që të ishte atje në momentet e fundit të Mbrëtëreshës, por nuk mundi. Princi Harry shkoi vetë në Skoci për t`i qëndruar pranë gjyshes së tij. Në librin e tij “shpërthyes” me kujtime “ Spare”, Duka i Sussex zbuloi fjalët e përzemërta të fundit që i tha monarkes 96 vjecare vetëm disa orë para se ajo të ndërronte jetë. Babai i dy fëmijëve tregoi sesi i kishte pëshpëritur se “shpresonte që ajo të ishte e lumtur” dhe se do të ribashkohej me Princin Philip, i cili vdiq një vit më parë. Ai gjithashtu i kishte thënë se e admironte që kishte kryer detyrat e saj deri në fund.


Ndahet nga jeta Ahmad Jamal!


Rama bëhet operacion nga apendiciti!



Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2023









Horoskopi ditor, e diel 16 prill 2023

Pse po pijnë më pak qumësht gjermanët!


