
Shakira u largua nga Barcelona disa ditë më parë, por deri më tani nuk ka mundur të marrë me vete prindërit e saj. Ajo u transferua në Miami me fëmijët e saj pas ndarjes nga ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, një ndarje që nuk ka qenë e qetë.
Ajo donte që prindërit e saj të vinin me të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për shkak të problemeve shëndetësore, William Mebarak dhe Nidia Ripoli, nuk mundën të bënin udhëtimin.
Ndaj Shakira ka bërë gjithçka që mundet për t’i ndihmuar, duke u larguar me një ambulancë ajrore nga Barcelona. “Aeroplani që do t’i marrë ata është një ambulancë ajrore. Një mjek do të udhëtojë me ta dhe do t’i mbikëqyrë gjatë gjithë kohës”, raportoi Vanitatis disa ditë më parë, sipas një burimi.
Sipas “Europa Press”, prindërit e Shakirës nuk janë më në Spanjë, ndaj thuhet se ata tashmë mund të jenë në Miami me të dhe fëmijët e saj, Milanin dhe Sashën. “William Mebarak Chadid dhe Nidia del Carmen Ripoll Torrado nuk janë më në Spanjë, kështu që ata mund të jenë pranë vajzës së tyre në këtë fillim të ri të jetës.
Në shtëpinë ku Shakira ka jetuar këto vitet e fundit, fillimisht me Pique dhe fëmijët e tij dhe më pas pa futbollistin, është parë një fugon i kujdesit shëndetësor, i cili ka ardhur në afërsi për të mbledhur disa bombola oksigjeni dhe pajisje mjekësore të përdorura nga babai i kolumbianes.

Ndahet nga jeta Ahmad Jamal!


Rama bëhet operacion nga apendiciti!



Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2023









Horoskopi ditor, e diel 16 prill 2023

Pse po pijnë më pak qumësht gjermanët!



