
Pianisti, kompozitori dhe drejtuesi i rrymës së xhazit, Ahmad Jamal, është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Lajmin e trishtw e konfirmoi vajza e tij, Sumayah Jamal, për “New York Times”, duke zbuluar edhe se shkaku i vdekjes ishte kanceri i prostatës.
Ahmad e nisi karrierën profesionale muzikore në moshën 14-vjeçare. Gjatë shtatë dekadave Jamal bëri një tingull unik që kapërceu kufijtë e zhanrit. Minimalist, klasik, modernistë dhe pop, Ahmad ndonjëherë krahasohej me Thelonious Monk për sa i përket aftësisë së tij për të inovuar dhe influencuar muzikantë të tjerë.
Jamal filloi të luante muzikë në moshën 3-vjeçare kur një xhaxha e sfidoi që ta kopjonte në pianon e familjes. Ai gëlltiti “grumbullime muzikore” në të gjitha zhanret e dhuruara nga tezja e tij dhe filloi të merrte trajnime formale kur ishte shtatë vjeç, më pas nisi të kompozonte në moshën 10-vjeçare.
Pasi u martua, artisti u vendos në Çikago në vitin 1950 dhe u konvertua në Islam nga besimi baptist i familjes së tij, duke u bërë një nga interpretuesit e parë afrikano-amerikanë që foli publikisht për besimin e tij mysliman.


Rama bëhet operacion nga apendiciti!



Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2023









Horoskopi ditor, e diel 16 prill 2023

Pse po pijnë më pak qumësht gjermanët!




