
Sharm dhe elegancë janë dy fjalë që të vijnë ndërmend kur përmendet Xhani Shqerra, dhe statusin e tij të ikonës të elegancës mashkullore, moderatori e vulosi sërish duke sjellë “Nei Passi di Dante” të Aquamarine.
Një markë e konsoliduar në botën e modës së meshkujve, e njohur pikërisht për cilësinë, stilin unik dhe detajet e prodhimeve me dorë: Gjithmonë në kërkim të më të mirës e besueshmërisë në cilësi e stilim, nuk është cudi që të njëjtat kërkesa të larta firma t`i kishte edhe për imazhin e saj të koleksionint pranverë-verë 2023, ku zgjodhi Xhani Shqerrën.
Përmes një videoje që të kthen pas në kohën e hijeshisë së pamjes, qëndrimit e sjelljes, te të zhyt në lavdine e e së shkuarës e ndërthur mrekullitë arkitekturore me harmoninë e formave e ngjyrave të së tashmes, figura e Xhanit ëhtë mishërimi i shijes së hollë që përcillet aq mjeshtërisht nga stilistët, dhe me një natyrshmëri aq të madhe, si në variantin zyrtar të veshjes, ashtu dhe në atë casual!
Spoti mbrësëlënës e vendos atë në qytetin historik të Firenzes, udhëkryqi i dikurshëm europian i tregtisë dhe financës gjatë Mesjetës; një prej qyteteve më të begata të kohës i cili u shndërrua në vendlindjen e periudhës së Rilindjes dhe në një qendër të rëndësishme artistike, kultore, politike dhe ekonomike. Dhe ndonëse shumë mendojnë për Milanon, në fakt edhe Firence konsiderohet një qendër kyce e modës në vend. Ajo “mburret” me një fabrikë mëndafshi që daton që nga viti 1786, me firmat elitare të modës dhe emrat e mëdhënj të huaj të kësaj industrie që kanë zgjedhur të kenë degët e tyre atje.
Xhani dhe vetë duket ka një lidhje të fortë shpirtërore me Firencen, që e quan “vendin më të bukur në botë”. Moderatori është ambasador i firmës së mirënjohur “Aquamarine Firenze” e cila mban vulën “Made in Italia”.
Aquamarine Firenze…Nei Passi Di Dante! Spring-Summer 2023 – YouTube




Ndahet nga jeta Ahmad Jamal!


Rama bëhet operacion nga apendiciti!



Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2023









Horoskopi ditor, e diel 16 prill 2023

Pse po pijnë më pak qumësht gjermanët!
