
Aktorja e njohur Jennifer Aniston edhe pse është 54 vjeçe, nuk e tregon aspak moshën, duke bërë që fansat gjithmonë të jenë kureshtarë se çfarë ajo bën që duket kaq e re. Janë Aniston është pyetur për sekretet e saj që duket kaq rinore.
Duke folur për “Vouge” në 2021, aktorja e “Friends” zbuloi se ajo përdor shpesh suplemente peptide kolagjeni. “Mamaja ime ishte gjithmonë kaq e shëndetshme dhe në formë”, tha Aniston për “Vouge” në të njëjtën intervistë.
Një video e postuar nga faqja në Instagram, “People Before”, ka bërë që fansat të nisin të flasin për dukjen e saj. Klipi, i cili është postuar nga llogaria me mbi 200 mijë ndjekës, tregon evolucionin e Aniston në kohë. Përdoruesit e platformës së mediave sociale theksuan se aktorja nuk ka ndryshuar me kalimin e viteve.
“Gruaja më e bukur në botë”, tha një fanse. “Ajo nuk ka ndryshuar”, shtoi një tjetër. Aniston bëri emër me serialin, “Friends”, i cili u shfaq për 10 sezone midis 1994 dhe 2004.
Teksa luante Rachel, Aniston u bë një nga personazhet më të dashur për publikun. Në rolin e saj si Rachel Green, ajo fitoi zemrën e publikut për bukurinë e saj dhe hirin me të cilin interpretoi personazhin që në fund të serialit përfundoi pranë “dashurisë së saj të pamundur”, Ross Geller, të luajtur nga David Schëimmer.

Horoskopi ditor, e martë 18 prill 2023


India ia kalon Kinës për numrin e popullisë!





Ndahet nga jeta Ahmad Jamal!


Rama bëhet operacion nga apendiciti!



Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2023






