KreuStil Jetese

Zbulohet shkaku i vdekjes së Aaron Carter, pas më shumë se 6 muajsh!

Zbulohet shkaku i vdekjes së Aaron Carter, pas më shumë se 6

Pas më shumë se 6 muajsh nga vdekja e yllit amerikan të popit Aaron Carter, mjekët kanë arritur në konkluzionin se ai u mbyt aksidentalisht në vaskën e tij për shkak të drogës që kishte marrë. 34-vjeçari, vëllai më i vogël i Nick Carter të “Backstreet Boys”, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni, më 5 nëntor të vitit të kaluar.

Autopsia arriti në konkluzionet se vdekja e tij ishte shkaktuar nga mbytja për shkak të efekteve të qetësuesve që kishte marrë. Në atë kohë, burimet e policisë thanë për “PEOPLE” se ai u gjet në vaskën e tij nga një kujdestare e shtëpisë dhe se në dhomën e tij të gjumit u gjetën pilula me recetë dhe pajisje droge. Besohej se Carter ka humbur ndjenjat dhe është mbytur.

Së fundmi nëna e të ndjerit shpërndau disa fotografi të banjës së djalit të saj, për të tërhequr më shumë vëmendjen lidhur me hetimet. Jane Carter publikoi imazhe që tregonin rroba të pista, një vaskë të mbushur me ujë të gjelbër dhe dyshemenë e ndotur, ndërsa vuri në dukje se imazhet nuk ishin bërë nga forcat e rendit.

Pas vdekjes së Aaron, një intervistë emocionuese e të ndjerit është rishfaqur teksa pranonte se frika e tij më e madhe ishte vdekja në një moshë të re. Aaron Carter filloi një karrierë të suksesshme pop në fund të viteve 1990, duke nxjerrë katër albume në studio kur ishte vetëm 9-vjeç.

Albumi i tij i parë “Aaron Party” në vitin 2000 shiti 3 milionë kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara, duke lënë të imagjinoje një të ardhme të ndritur për të.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF