
Victoria Beckham, ish-anëtare e “Spice Girls”, ka mbushur 49 vjeçe këtë të hënë, më 17 prill. Bashkëshorti i saj, David Beckham, i shkroi një mesazh romantik gruas, duke e shoqëruar me një imazh të kapur më herët në lidhjen e tyre.
Ish-lojtari i Manchester United tregoi anën e tij të butë me një mesazh tejet emocionues për partneren e tij, “Gëzuar ditëlindjen për gruan dhe mamanë më të mrekullueshme, dikush që na frymëzon çdo ditë. Ne të duam dhe ti meriton të keni ditën më të përsosur”.
Në postim, “Becks” ka etiketuar katër fëmijët e çiftit: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Romeo, i cili është një futbollist i ekipit të të rinjve të Brentfordit, iu bashkua babait të tij për të uruar nënën e tij në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen mamasë më të mirë, të dua shumë”, ka shkruar ai në një postim krahas një fotoje të nënës dhe djalit. Thashethemet që qarkullojnë për një krizë mes tyre, ata i japin fund me këtë mesazh dashurie nga Davidi për gruan e tij.
Në një intervistë për Vogue britanike, Victoria, tha, “Njerëzit kanë shpikur gjëra për marrëdhënien tonë për 20 vjet, kështu që Davidi dhe unë jemi mësuar të injorojmë marrëzitë dhe të vazhdojmë”.



Horoskopi ditor, e martë 18 prill 2023


India ia kalon Kinës për numrin e popullisë!





Ndahet nga jeta Ahmad Jamal!


Rama bëhet operacion nga apendiciti!



Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2023




