KreuStil Jetese

Kylie Jenner heq filler-in e buzëve? Si duket tani, fotoja “bën namin” në internet! 

Kylie Jenner heq filler-in e buzëve? Si duket tani, fotoja “bën

Kylie Jenner ngjalli spekulime të mëdha me paraqitjen e saj në festivalin e famshëm të Coacella-s, ky u shfaq me buzë shumë më të holla se zakonisht.  25 vjecarja ishte në kaliforni me rastin e eventit të njohur muzikor, dhe fansave u ra menjëherë në sy fakti që dukej ndryshe.  

‘Buzët e saj duken disi normale, sikur të shoh fytyrën e saj të vjetër’; ‘A po i tret sërish buzët?’; ‘Buzët e saj duken mirë, shpresojmë se ajo do t’i japë një pushim filler-ave’ dhe ‘Kylie duket sikur ka hequr mbushësin e buzëve”, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale. 

Kylie Jenner bëri bujë vite më parë me pretendimin se buzët e saj ( të holla që nga lindja) ishin plotësuar falë një ushtrimi që bënte me gotë, por më vonë e pranoi se në fakt, pamja e re me buzët shumë më të plotë i detyrohej ndërhyrjejeve estetike.  

Duke folur për HommeGirls, Kylie më herët zbuloi se qasja e saj ndaj bukurisë ka ndryshuar që kur u bë nënë, duke thënë: “Më ka bërë ta dua veten më shumë. Unë i shoh tiparet e mia tek vajza ime dhe tek djali im tani, por ju e dini, vajza ime më ngjan mua. Unë shoh bukurinë time tek ajo dhe kjo më ka bërë ta dua veten më shumë. Bukuria po ndryshon gjithmonë për mua”, ishte komenti i saj. Ajo foli edhe për vendimin e saj për mbushjen e buzëve, duke pranuar se ishte e habitur nga reagimi. “Mendoj se ekziston një keqkuptim i madh për mua se kam bërë kaq shumë operacione në fytyrën time për shkak se isha një person i pasigurtë, por në të vërtetë nuk isha e tillë. “Kisha një pasiguri të buzëve, kështu që mora mbushësin e buzëve dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Nuk pendohem. Por gjithmonë kam menduar se jam e lezetshme”, është shprehur ajo. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF