
Aktori i njohur Julian Deda ishte i ftuar në “Shije Shtëpie” së fundmi në televizionin Klan, ku ndër të tjera u shpreh se babai i tij, Zef Deda, ka ndikuar në mënyra të ndryshme që i biri të kishte këtë profesion, të cilin ai zbulon se nuk e kishte me dëshirë.
Gjatë bisedës aktori shtoi se figura e babait ka qenë gjithnjë e pranishme dhe identifikimi si “djali i Zefit” nuk ka qenë pengesë, “Kjo çuni i Zefit vazhdon edhe sot, s’është problem fare sidomos moshat e mëdha domethënë, e thonë që çuni i Zefit dhe s’e kam problem. Ai ka ndikuar por ka ndikuar në një mënyrë pak indirekte, ka dashur të më fusë në këtë botë, unë e kam refuzuar gjithmonë. Ka qenë gjëja që kam pasur më inat që të bëj, ky aktrimi që bëj sot, s’e kam dashur kurrë”.
Teksa moderatorja e pyeti se çfarë ka patur dëshirë të bëhet, ai tha, “Njëherë u mora me futboll, por rrëshkita, pastaj thashë në ’97-98 çfarë mund të bëheshe tjetër përveçse jurist? Si çdo lloj njeriu se u bë juridiku si të ishe duke marrë karamele dhe thashë hajt t’i fus një juridik atje.
Mirëpo prania e tij në jetën tonë, karriera e tij, fakti që ai më merrte gjithmonë me vete në teatër kur ishte dezhurn, loznim shah, mësoja shah unë atje dhe që në moshë 5-6 vjeç unë jam rritur me skenën, me idenë që ka skenë, sallë, perde, prapa skenës, poshtë skenës, jam rritur me këto, dhoma zhveshjeje, jam rritur me këtë ide dhe kur erdha në shkollë nuk është se më bënin përshtypje këto, s’i kisha për herë të parë dhe në këtë mënyrë ai ka ndikuar. Jeta, bashkëjetesa me një artist ka ndikuar tek unë”.






Horoskopi ditor, e martë 18 prill 2023


India ia kalon Kinës për numrin e popullisë!





Ndahet nga jeta Ahmad Jamal!


Rama bëhet operacion nga apendiciti!



Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2023

