KreuStil Jetese

Bleona Qereti shkëlqen në MIPTV: Prezanton serialin e saj!

Bleona Qereti shkëlqen në MIPTV: Prezanton serialin e saj!

Çdo prill, MIPTV bën bashkë artistë nga mbi 100 vende të botës në Kanë për të prezantuar show-t e serialet e realizuara prej tyre. Së fundi pjesë e “Cannes Film Festival” ka qenë artisja shqiptare Bleona Qereti, ku përkrah artistëve të Hollivudit ka shitur show-n e saj.

Prej kohësh artistja shqiptare ka punuar për serialin e saj, të cilin tashmë shumë e emocionuar e ka prezantuar në Kanë. Lajmin e bukur Bleona e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram, ku përkrah një video të realizuar sapo mbërrin në eventin e rëndësishëm, ajo ndan emocionet e të qenit pjesë e kastit.

“Shumë e emocionuar për #serialin tim të ri televiziv @officialpaperempire që debuton në #miptv2023. Si një artiste International e dua #cannesfilmfestival por këtë herë jam veçanërisht e emocionuar të marr pjesë si pjesë e kastit ❤️ #paperempire #Bleona #miptvcannes”, ka shkuar këngëtarja.

A post shared by B L E O N A (@bleona)

Ndërkohë në një tjetër postim shkruan, “Si një artiste ndërkombëtare gjithmonë e kam dashur #cannesfilmfestival, por këtë herë jam veçanërisht e emocionuar që jam pjesë e kastit ❤️ Ah Drejtor, Ah Drejtor…#paperempire #Bleona”.


Na mbetet të presim të tjera detaje që Bleona Qereti do të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF