KreuStil Jetese

Ngatërron shtëpinë, kthehet mbrapsht: 21 vjeçarja vritet nga pronari i banesës! 

Ngatërron shtëpinë, kthehet mbrapsht: 21 vjeçarja vritet

Kaylin Gillis, një vajzë 20-vjeçare amerikane, u vra pasi hyri aksidenralisht me makinën e saj në rrugicën e banesës së një burri në një zonë rurale të shtetit të Nju Jorkut. Ngjarja ndodhi në një lagje të qytetit të Hebronit, ku rrugët kanë ndricim shumë të dobët. E reja ishte në makinë me tre persona të tjerë dhe – sipas rindërtimit fillestar të ngjarjes nga ana e policisë- ajo hyri gabimisht në pronën e 65-vjeçarit Kevin Monahan: pasi e kuptoi se cfarë kishte ndodhur, nisi të kthehej pas por burri hapi zjarr mbi automjetin e 20 vjecares, duke e goditur atë.  

 “Kjo është një ngjarje tejet e trishtuar; disa të rinj po kërkonin shtëpinë e një shoku dhe përfunduan në banesën e këtij personi, i cili vendosi të dilte me armë zjarri dhe të qëllonte”, tha sherifi i Uashingtonit, Jeffrey Murphy në një konferencë për shtyp. “Askush në atë automjet nuk përbënte një kërcënim për të. Nuk kishte asnjë arsye që Monahan të ndihej i kërcënuar”, shtoi sherifi.  

65 vjecari nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë dhe ka refuzuar të largohet nga shtëpia e tij. Monahan u akuzua për vrasje të shkallës së dytë. 

Vetëm një ditë më parë ishte regjistruar një tragjedi e ngjashme, këtë herë në Kansas City, Missouri. 16-vjeçari Ralph Pual Yarl u plagos rëndë në kokë dhe në krah nga një 85 vjecar. Ralph kishte shkuar të merrte vëllezërit e tij më të vegjël nga shtëpia e një shoku, por ngatërroi banesë dhe i ra ziles së të moshuarit, që mori pushkën e hapi zjarr ndaj tij .

Një pjesë e madhe e popullsisë së Kansas City dolën në rrugë për të protestuar dhe shprehur solidaritetin me familjen e viktimës. Yje të rëndësishëm amerikanë si Quentin Tarantino dhe Halle Barry gjithashtu u interesuan për këtë rast. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF