KreuStil Jetese

Befason 75-vjeçarja: Dukem si 20 vjeçe, kam energji më shumë se një adoleshente

Befason 75-vjeçarja: Dukem si 20 vjeçe, kam energji më

Një grua 74-vjeçare ka vërtetuar se mosha nuk është kufi për t’u dukur dhe për t’u ndjerë më mirë dhe së fundmi ka ndarë këshillat e saj kryesore për të qëndruar në formë të shëndetshme në çdo fazë të jetës suaj. Modelja aspirante Norma Williams thotë se ajo ka nivelet e fitnesit të një “20-vjeçarje shumë aktive”, pavarësisht se është gati 75 vjeçe, dhe ndjen se ka shumë më tepër energji tani se sa kishte patur ndonjëherë kur ishte në të njëzetat.

Norma ka qenë edhe më herët në titujt kryesorë, pasi zbuloi se ka “më shumë energji se një adoleshente” dhe se është më në formë se kurrë. Ajo ka treguar sekretet e saj për të patur një fizik të shëndetshëm, pavarësisht moshës. Adhuruesja e fitnesit Norma, e cila është me origjinë nga Liverpooli, tha: “Shumë gra në moshë të madhe heqin dorë nga vetja. Plakja mund të jetë një proces dëshpërues, por nuk duhet të jetë. Plakja duhet të festohet, ju keni jetuar më gjatë se të tjerët dhe ju keni fituar më shumë mençuri”.

Norma, e cila tani jeton në Spoleto, Itali, thotë se nivelet e saj të shëndetit dhe vetëbesimit të rriten gjatë dekadave dhe njerëzit shpesh “tronditen” kur zbulojnë moshën e saj të vërtetë.

“Dallimi më i madh mes meje në të 20-at dhe mua në të 70-at është thjesht energjia. Nivelet e mia të energjisë janë rritur në mënyrë eksponenciale gjatë 50 viteve të fundit dhe kjo është ajo që më shtyn të jetoj ashtu siç jetoj tani. Njerëzit në përgjithësi janë të shokuar kur ata zbulojnë moshën time”, është shprehur ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF