KreuStil Jetese

Teksa Shakira po shijon jetën në Miami, vizita e Pique po afrohet! Ja kur?

Teksa Shakira po shijon jetën në Miami, vizita e Pique po afrohet! Ja

Shakira duket se është ambientuar me mjedisin e saj të ri në Miami, pas ndarjes nga ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique. Ata u ndanë pasi ai e tradhtoi këngëtaren e popit me partneren e tij të re, Clara Chia.

Këngëtarja ka dy javë që është zhvendosur në Miami me dy fëmijët dhe tashmë ka mjaft prova që ata po shijojnë jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ishte përgatitur paraprakisht, përsa i përket organizimit dhe planifikimit, si dhe rezidencës së saj në Miami.

Përveç kësaj, këngëtarja ka zgjedhur për fëmijët e saj një nga shkollat më të mira të Floridës. Një fans ka filmuar Shakirën me fëmijët e saj në një event sportiv, ku ylli i popit shihej duke u kënaqur me dy djemtë e saj, të cilët po kalonin shumë mirë në ndeshjen e tyre të parë.

Natyra harmonike e javëve të tyre të para në Miami mund të shkatërrohet kur të bëhet vizita e paracaktuar e Pique. Sipas marrëveshjes, ai ka 10 ditë të çdo muaji për të kaluar me fëmijët. Pique pritet të vijë në 10-ditëshin e fundit të muajit prill.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF